Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano tha në emisionin ‘Open’ në Top Channel se ngjarja ku mbeti i vdekur Kostandinos Kacifas është provokuar nga policia.
Sipas tij nuk ishte problem vendosja e flamujve greke, por ka pasur një prezencë shumë të madhe policie, duke sjellë dhe provokimin e ngjarjes.
“Është provokuar nga policia. Kishte prezencë të madhe policore, kur nuk duhej të kishte. Nuk e kuptojmë shkakun se si lindi ky problem”, – është shprehur nënkryetari i bashkisë së Dropullit. /LAPSI.al