Home KRYESORE Njeriu i memove: Si lindi ‘sherri’ me Majlinda Bregun, po Rama…

Njeriu i memove: Si lindi ‘sherri’ me Majlinda Bregun, po Rama…

Një i ri shqiptar që punon dhe jeton në Londër është i njohur në rrjetet sociale për memot e tij ku vë në lojë dhe ironizon kryeministrin Rama dhe jo vetëm.

Genc Sejko në një lidhje me skype për “360 Gradë” në Ora News shpjegoi si lindi “konflikti” me ish-ministren Majlinda Bregu, ndërsa shtoi se qëllimi i Ramës me ligjin antishpifje nuk është e vërteta.

Sejko: Shkak u bë një nga fotot që kishte gratë që drejtojnë shoqatat për mbrojtjen e grave. Fotoja ishte e montuar (fotoja poshtë), ku të gjitha ato dukeshin sikur ishin dhunuar dhe me mbi shkrimin: kur do flisni! Majlinda Bregu reagoi menjëherë në Facebook dhe më kërcënoi për prishje imazhi. Pas 48 orësh, kryeministri doli me të njëjtën tezë me një paketë antishpifje. 

Kryeministri nuk propozon një paketë kundër mashtrimit, por kundër shpifjes. Do ishte interesante të propozonte një paketë kundër propagandës. Kryeministri nuk është i interesuar për të vërtetën, por për të vërtetën e tij. 


360grade.al

Share: