7,233 emigrantë të varfër nga vendet e Amerikës Qendrore janë në rrugën e tyre për në SHBA. Kjo u bë e njohur nga zëdhënësi i të dërguarit të OKB-së, Farhan Aziz Hak.
“Karvani ka ndërmend të vazhdojë rrugën drejt veriut”, tha zëdhënësi duke theksuar nevojën që të “sillen me respekt dhe dinjitet”, ndaj tyre
Farhan Aziz Çak vuri në dukje se IOM dhe Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët janë mobilizuar për të ofruar ndihmë për emigrantët.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB pritet të takohet sot në Uashington me Sekretaren Amerikane të Shtetit Mike Pombeo, pas deklaratave të Presidentit Tramb-it se ai nuk do të pranojë emigrantët në Shtetet e Bashkuara.
“Ne duhet ta menaxhojmë këtë situatë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me respekt absolut për vendet që kontrollojnë kufijtë e tyre”, tha Hak./Sh.Zinxhiria