Home KRYESORE Opozita serbe: Politika e Vuçiçit ndaj Kosovës ka dështuar

Opozita serbe: Politika e Vuçiçit ndaj Kosovës ka dështuar

Në vazhdimin e debatit në Parlamentin serb për ndryshimin e disa ligjeve, deputetët i drejtuan pyetje Qeverisë serbe , Presidentit e Prokurorisë për çështjen e Kosovës.

Sanda Rashkoviq, anëtarja e grupit parlamentar “Serbia e Re – lëvizja për shpëtimin e Serbisë”, iu drejtua Vuçiqit për politikat e tij rreth çështjes së Kosovës, duke i thënë se çka ka ndërmend të veprojë tani kur politika e tij ka dështuar.

“Pse po lobohet nëpër shtete të ndryshme që të hiqet njohja e pavarësisë së Kosovës, kur në anën tjetër po futet idea për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë që kjo nënkupton njohje nga Serbia”, pyeti Rashkoviq.

Ndërsa kryetari i Partisë Radikale Serbe, Aleksandar Sheshel, kujtoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës së Serbi, ku tha se bombardimet gjatë luftës Kosovë-Serbi kanë ndodhë për të mirën e të gjithëve, dhe për përfshirjen e demokracisë. Ai tha se këto deklarata nuk është dashur të lejohen nga ana e Serbisë.

Ai gjithashtu kujtoi edhe deklaratën e Komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili tha se një marrëveshje paqësore me Kosovën, nuk është kusht i vetëm për Serbinë në procesin e hyrjes në BE. Dhe duke i nisur nga kjo, Sheshel i drejtoi pyetjen presidentit serb Aleksandar Vuçiq se cilat janë hapat konkret të tij në procesin e integrimit evropian, pasi që po kuptohet nga deklaratat e ndërkombëtarëve se pa njohjen e Kosovës si shtet nuk ka perspektivë në BE.

Ai pyeti se a do ta bëjë Serbia një “poshtërim të madh” duke u futur në NATO, për ta pasur një perspektivë evropiane. /Periskopi

Share: