Home KRYESORE Përgjimi/Si ra brenda djali i deputetit gjatë ballafaqimit me Xhiselën

Përgjimi/Si ra brenda djali i deputetit gjatë ballafaqimit me Xhiselën

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, u arrestua dje për dhunën e ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij. Edhe pse episodi i dhunës ka ndodhur në korrik, u desh arratisja nga vendi i një ociferi policie që ishte kërcenuar, për të mësuar te verteten.

Prokurorja e Krujes Mirela Kapo që e ka patur ketë dosje në dorë që në korrik, ka vendosur të ballafaqojë dy të rinjtë më 29 Shtator, pasi ngjarja tronditi opinionin publik (dëshmia e Emiljano Nuhut).

Gjykata e Krujës me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Rexhep Rrajën. Masa e arrestit është ekzekutuar nga policia të dielën në mesditë (30 shtator 2018).

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.

Masa e arrestit pas përgjimit ambiental me Xhisielën

Kërkesa për caktimin e masës është dorëzuar në gjykatë të shtunën nga prokuroria e Krujës. Shkak për dorëzimin e kërkesës në gjykatë është bërë një përgjim ambiental i djalit të deputetit, gjatë ballafaqimit me Xhisiela Malokun, gjatë ditëve të fundit. Burimet kanë bërë të ditur se në përgjimin ambiental, Rexhep Rraja flet me Xhisiela Malokun për dhunën, duke e implikuar vetveten.

Arrestimi i tij vjen tri ditë pas dorëzimit në prokurori të ekspertizës mjeko-ligjore që tregoi shenja dhune në shpatullën dhe kofshën e djathtë të Xhisiela Malokut. Mjekësia Ligjore ka dorëzuar në Prokurorinë e Krujës aktin e ekspertimit të Xhisiela Malokut, duke vlerësuar se ajo ka dëmtime fizike./opinion.al

Share: