Home KRYESORE Kalojnë të gjitha rrugët më nga Roma? Nga Dritan Haxhiraj.

Kalojnë të gjitha rrugët më nga Roma? Nga Dritan Haxhiraj.

Java që kaloi pati një lajmë që media planetare i kushtoi vëmendje, Versace një nga ikonat italiane të Alta Modës ju shitë amerikaneve.

Asgjë e re më për opinionin vendas , me Versacen ikonat e Alta Modes që ikin në duart e të huajve bëhen 17 firma.

17 firma vetëm në një sektorë prodhimi, që kanë ndërruar duar nga italiane bëhen franceze, kineze e amerikane.

Vendi që krijonte në çdo qytet të vogël një linjë prodhimi, një produkte dhe nga ai qytet bëheshin pjesë disa qytete të tjera në një linje mendimi të kapitalizmit Made in Italy, duket se nuk ka më oksigjen.

Çfarë po ndodh me industrine e tretë në Europe, me manifakturën e peste në botë, me industirine e tetë planetare?

Italia nuk i ka punët mire, dhe per këtë i dhemb shpirti çdo njerit që ka kontribuare që ajo të jetë në platen e më të mirëve.

Atyre që prodhonin vënde të reja pune, ide, art dhe të gjithë të mirat materiale që vinin nga fjala punë nuk u shkëlqen më fytyra.
Puna është kthyer në rebus, në psikodrame kolektive, puna që në duart e një italiani kthehet, në art , në kenaqesi, në miqesi familjare ne vitrinë ndërkombëtare duket se i kanë ngritur një mur të lartë.

Eshtë fundi i një epoke industriale?

Eshtë fundi i një mendimi e i një lloji të kapitalizmit që kemi njohur?

Eshtë fillimi i një puçi politiko- industriale ?

Asistencializmi, është sëmundja e shekullitë të XXI dhe me sa duket vendet industriale po bëhen gati të përballen me sëmundjen e re .

Në Gjermani e Suedi nëse deri në moshën 33-34 vjeçe nuk ke punuar një ditë, te trokasin tek dera e shtepise dhe të shoqërojnë në zyrën e parë të policise financiare dhe të kerkojne llogari se me çfare ushqehesh , si ushqehesh dhe kush janë burimet e tua ekonomike.

Nëse nuk i justifkion burimet ekonomike, përfundon në burg shteti nuk i duron ne asnjë forëm ata që shofin qiellin gjithë ditën.
Por kjo është tjetër histori, të kthehemi tek argumentat tona.

Puna eshte antidoti i asistencializmite.

Dhe ketu jemi të gjithë dakorte që ka diçka që nuk shkon në fillimin e këtij shekulli me fuqite idustriale planetare, po shkatrohen me miliona vënde pune në botë , po zhduken zanate po rikalkolohen zanate te reja.

Armiku?

Silcon Valley, modernizmini e robotizimi , zvëndësimi i njeriut me robotin.
Në 2038 në Gjermani do të zhduken 40 milion vende pune.
Në Angli po në keto shifra , diçka me shume diçka me pak.
Në Itali po ndodh prej vitesh,
kjo drame.

Kapitalizmi si ka punët mirë do thoshte dikush, kapitalizmi nuk krijonë më qetesi, kapitalizmi ka nevojë për tu ripare.

Une do të thosha po rihapet nje cikel i ri, duhet të bëhemi të gjithë gati psikologjikisht të rishohim në perditeshmerine tonë një tjetër forëm mendimi në organizimin e ditës.

Nuk vlen më të jesh i shkolluar mjaftueshëm e të njohësh zanate, në Perendime.

Kjo, gjëma e papunësisë ka ndodh para 100 vjetësh po ripërsëritet në forma të tjera sot në Perëndim.

Përse prap Italia po bëhet shkak mbas 100 vjetesh i një maksi puçi politiko-industriale?

Përse vendi që me art e me kulturë ngop botën, kulla e katoliçizmite?

Eshtë e frikëshme ngjashmeria se si në fillim të viteve 1922 Mussolini u premtonte italianëve pensione të larta, të papuneve asistence dhe të lodhureve nga jeta një Itali, Fuqi Boterore.

Italinë për 20 vjetë e ktheu në mitin e dashurisë për punën , ku te gjithë duhet të kishin një punë, asistence ose shteti të krijonte kushtet për një nga këto të dyja.

Franklin Delano Roosvelet, do të merrte iden nga Mussolini për te kaluar krizen e 1929.
Amerika do të bëhej ajo që të gjithë njohim sot.
Hitleri do ta imitonte, për linjën e tij politike.
Por Bota nuk do të ishte më siç e kishim njohur, do të kalonte dramën më të madhe e në mes tyre 50 milion të vdekur.

Në Tetorë 2018, Itali ka gati 6 milion italiane që jetojnë në varferi absolute, 9 milion që janë në pragun e varfërise relative.

Java që kaloi, dy aktorët politike që fituan zgjedhjet e 4 marsit 2018, e që erdhën në pushtet pikerishte se premtuan asistencializmin e bër fakt të kryer, dhe pensionet e rritura duket se po bëjn gati luftën me Bursat, Tregun dhe me BE .

Nëse votohet prap sot në Itali, të dyja forcat që sot janë në mazhorance marrin 80% të votave dhe vete Mussolini do ti kishte zili por dhe do tu kujtonte se ai ishte idhulli i italianeve nga 1922- 1942, pastaj historia aty është mjafon vetëm ta rishfletosh.

Une do të pyesja , kalojnë më të gjitha rruget nga Roma….

Share: