Home KRYESORE Pushtet me marrëveshje? Basha: Në krah të Ramës, pseudodemokratë

Pushtet me marrëveshje? Basha: Në krah të Ramës, pseudodemokratë

Lulzim Basha është i ftuar sonte në emisionin “Opinion” përballë Blendi Fevziut dhe një paneli gazetarësh. Ai u vendos përballë pretendimit të Ramës se i ka kërkuar pushtetin në tavolinë. Basha tha se është mashtrim dhe se Rama është angazhuar në fushatë kundër besueshmërisë së opozitës, ku janë përfshirë dhe disa persona që ai i quajti “pseudodemokratë”.

Basha: “Është një mashtrim i keq, i një njeriu që është në vështirësi që nuk ka vullnet dhe as qëllim të qeverisë dhe as nuk bën sikur qeveris. Është angazhuar në një fushatë të ethshme kundër besueshmërisë së opozitës, bashkë me mediat pranë tij, analistë të paguar dhe pseudodemokratë”.

Fevziu: Kanë emra pseudodemokratët?

Basha: Ca rëndësie ka se po flasim politikisht…Nuk ka asnjë marrëveshje mes meje dhe atij.

/Opinion.al

Share: