Deri në muajin shtator të vitit 2018 raportohet që në Gjermani të kenë hyrë 100.000 refugjatë.
Sipas kontratës së koalicionit CDU-CSU, brenda vitit në Gjermani kanë të drejtë të hynë 220.000 persona nga gjitha vendet e botës.
Kryesisht emigrantët vijnë nga vendet që kanë konflikte: Siria, Palestina, Afganistani.
Der Spiegel shkruan se ky numër mbeti “neto” sepse numri i refugjatëve ishte shumë herë më i madh, përcjell Klan Kosova.
“Neto“ do të thotë aplikantët e rinj minus deportimet, riatdhesimet dhe largimet vullnetare.
Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, shpreson se të mos kalohet pragu prej 200.000 persona brenda viti.
“Në muajin nëntor dhe dhjetor në vendin tonë hynë më pak njerëz. Presim që pragu i lejuar nga koalicioni qeverisës, të mos e kaloj numrin 200.000”.
360grade.al