Home KRYESORE Salianji publikon videon: Alfred Alizoti shantazhohet nga Ardi Veliu

Salianji publikon videon: Alfred Alizoti shantazhohet nga Ardi Veliu

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të martën, ka publikuar një video-përgjim që hedh poshtë versionin e Prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të ‘dëshmitarit X’ me Alfred Alizotin.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.

Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen./Opinion.al

Share: