Home KRYESORE Sateliti i NASA-s transmeton të dhënat: Po vjen ftohja e madhe!

Sateliti i NASA-s transmeton të dhënat: Po vjen ftohja e madhe!

Hulumtimet e reja tregojnë se shtresat më të larta të atmosferës së Tokës reagojnë dhe se ftohja e madhe po vjen.

Matjet paralajmëruese të satelitit amerikan Timed tregojnë se Dielli po hyn në një nga minimumet e tij në epokën kozmike dhe rrezatimi ultravjollcë po zvogëlohet me shpejtësi.

“E dukshme është tendenca e ftohjes”, thotë Martin Mlynczak nga Qendra Kërkimore Langleas në NASA.

“Lartë mbi sipërfaqen e Tokës, pranë buzës së universit, atmosfera jonë humbet energjinë e nxehtësisë. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, shtresat e sipërme të atmosferës së shpejti mund të bëhen ndoshta më të ftohtat që kur kërkimi kozmik ka filluar”, ka shtuar ai.

Këto të dhëna u zbuluan nga Cyber, një satelit i NASA-s, i cili monitoron emetimet e dyoksidit të karbonit (CO2) dhe oksidit të azotit (NO), dy substanca që luajnë një rol kyç në bilancin energjetik të ajrit nga 100 në 300 kilometra mbi sipërfaqen e planetit tonë. Duke matur rrezatimin infra të kuqe të këtyre molekulave, Cyber mund të përcaktojë gjendjen termike të gazit në majë të atmosferës së Tokës, ose në shtresën që shkencëtarët e quajnë termosferë.

“Termosfera është gjithmonë e ftohtë gjatë minimumit të Diellit dhe kjo është një nga mënyrat më të rëndësishme në të cilat cikli diellor 11-vjeçar ndikon në planetin tonë”, shpjegon Mlynczak.

v.l/ Dita

Share: