Home KRYESORE Sekretari i NATO-s në Beograd: Ju bombarduam për t’ju mbrojtur

Sekretari i NATO-s në Beograd: Ju bombarduam për t’ju mbrojtur

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë në Beograd se bombardimet e vitit 1999 ishin bërë për ta ndaluar qeverisjen e Millosheviçit.

Ai ka thënë se kjo ishte e vetmja mënyrë që të mbrohen civilët.

“Kam thënë se e kemi bërë këtë që të mbrojmë civilët dhe ndaluam regjimin e Millosheviqit. Por, porosia ime më e rëndësishme është që duhet të shohim kah e ardhmja”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Insajderi.

Ai shtoi se NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe jo vetëm politikisht.

“NATO-ja e mbështetë dialogun, jo vetëm politikisht, por edhe me faktin se jemi prezentë në Kosovë me KFOR-in, mandati i të cilit është ruajtja e sigurisë. Edhe më tutje do të jemi aty që të mbrojmë të gjitha nacionalitetet”, deklaroi sekretari i NATO-s.

Tutje ai ka thënë se NATO e respekton vendimin e Serbisë që të mos bëhet pjesë e kësaj organizate.

Por shtoi se aleanca dhe shteti serb kanë raporte të mira mes vete. /Insajderi.com

Share: