Home KRYESORE S’MUND TË PËRDORNI MID’HAT FRASHRIN, SI LECKË PËR TI FSHIRË LLUMIN ISMAIL...

S’MUND TË PËRDORNI MID’HAT FRASHRIN, SI LECKË PËR TI FSHIRË LLUMIN ISMAIL KADARESË !

Sot isha i ftuar ne përurimin e veprës e tretë e Mit’hat Frashrit botim i Institutit “Lumo Skondo . Kur dhe ku flitet për Mitha Bej Frashrin shkoj me kënaqësi te madhe pasi ne perceptimin tim ai është një nga burrat me te ndritur qe ka nxjerre ky popull e ky komb gje qe besoj pranohet nga shumica e opinionit publik .

U befasova disi kur ne krye te vendit gjeta te ulur shkrimtarin e njohur te të realizimit socialist , ish deputetin e kuvendit te diktaturës komuniste dhe ish nënkryetarin e Fronit Demokratik Ismail Kadare . Vura re qe si un kjo befasoi edhe shume te tjerë ne atë salle qe kane [perceptim te përafërt me mua për Midhat Frashrin .

Për një moment mendova se ai ishte atje për te merkur ndjese për gjithë ato te zeza qe ka shkruar për Frashrin bashkëluftëtaret dhe mbështetësit e nacionaliste e antikomuniste. Pot e pata shume gabim . Nënkryetari i Frontit Demokratik, zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, ishte atje si njeriu qe kishte shkruar parathënien e librit te kryetarit te Ballit Kombëtar Mid’hat Frashrit .

Me zi se kaq nuk kishte ku shkonte , Por nuk mbron këtu . Kadare u kthe nga organizatorët dhe folësit ne epiqendrën e takimit qe u kthye , ndoshta ky ishte edhe qëllimin nga promovim i nacionalistit antikomunist Frashri ne një rehabilitim komunistin Kadare. Drejtuesi i p ceremonisë e quajti Kadarenë “shkrimtar të madh me fame botërore , ambasadori i Kosovës që mori fjalën pas tij foli 5 minuta për Kadarenë dhe vetëm 39 sekonda për Frashrin kulmi arriti ku mes lëvdatave hipokrite u lexua parathënia e Kadaresë për librin e Frashrit.

Kjo ishte e tepërt , Mid’hat Frashri dhe ne te tjerët qe e adhurojmë atë nuk e meritonim ketë poshtërim . Prandaj u largova ne atë moment nga ajo salle që qelbej nga poshtërimi qe po mundoheshin ti benin Midhat Frashrit dhe adhuruesve dashamirësve te tij atje

Pa varësisht përpjekjeve djallëzore për ta pare e trajtuar Frashrin si Lumo Skendo , pra vetëm si shkrimtar ai vlerat e mëdha i ka tek aktiviteti i tij politik si nacionalist dhe antikomunist. Frashri krijoi dhe drejtoi Ballin Kombëtar dhe u përballë ne një beteje te përgjakshme pikërisht me Frontin Demokratik e drejtuar nga Kadare.

Vetëm kjo mjaftonte qe Kadare te mos ishte sot fare atje. Ka vetëm një arsye qe mund të justifikonte vetëm praninë e tij : të kërkonte falje për ato qe ai edhe partia dhe Fronti i tij i kane bere për 5 dekada Frashrit dhe pasuesve te tij . Por ai ishte atje për te kundërtën për tu pastruar nga te gjitha ndyrësitë komuniste qe ka shkruar e ka bere duke përdorur si leckë e Mid’hat Frashrin.

Botimi i veprës se tij Frashrit me parathënie te Kadaresë vetëm e bën pis figurën e tij . Do ti kenë luajtur kockat ne varr te gjeniut te kombit . Por ndërsa kjo ngjarje e shpifur i bën qeder antikomunistit Frashri, komunistit Kadare o bën nder të madh pasi ai ka kohe qe po përpiqet të fshije namin e shërbëtorit te diktaturës duke sajuar alibi si antikomunist e disident dhe ja ku ju dha kjo mundësi e madhe pikërisht atje ku nuk pritej ,pikërisht tek Mid’had Frashri.

Kjo është e turp e faqe e zezë , jo për Frashrin por për ata qe ia bene atij këtë. Ka një praktike kriminale me Shqipëri qe po nuk deshi Kadare nuk promovohej dot si shkrimtar sado i talentuar qofsh . Por sigurisht qe Frashri nuk ka nevoje për këto lloj certifikimesh veçanërisht nga një figure ka e erret sa Kadare . Mid’hat Frashri e ka siguruar famën botërore shume par se te lindte Kadare. Ai njihet pak ne vendin e vete pikërisht pers hak te baltës që kanë hedhur mbi të politika dhe letërsia e Kadaresë partisë dhe frontit te tij .

Dhe pikërisht këta qe u munduan ta baltosën dje po e pendorin sot si leckë për të pastruar baltën qe u ra mbi fytyrat e tyre. Pikërisht ketë nuk prisja kurrë t’ia bënin Frashrit , veçanërisht këta që ja benë . Por nejse , nuk thonë kot : sa te rrosh , do mësosh.

Share: