Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: CANTUCCI ME BAJAME

Sugjerimet e Shijes: CANTUCCI ME BAJAME

Cantuccit me bajame është një nga recetat me tipike e Toskanës.

Përbërësit:
● 450g miell 00
● 350g sheqer
● 2 vezë
● 3 të verdha veze
● 1/2 bustinë sodë për ëmbëlsira
● 50g gjalpë i tretur, i vakët
● lëkura e një portokalli bio e grirë me rende
● një majë thikë kripë
● 250g bajame të qëruara, por me lëkurë
● 1 vezë për t’i lyer biskotat sipër

Përgatitja:

Ndezim furrën në 190°C.

1. Bajamet i pjekim në furrë për pak minuta duke pasur kujdes të mos digjen.

2 .Me rrahësin elektrik ose në robot bëjmë marengë me 2 vezët dhe 3 të verdhat bashkë me sheqerin, për 7-8 minuta. Shtojmë lëkurën e portokallit, gjalpin duke vazhduar t’i përziejmë me rrahësin elektrik, shtojmë miellin pjesëpjesë dhe sodën me sitë. Transferojmë brumin në një sipërfaqe me pak miell, shtojmë bajamet dhe i përziejmë mirë me brumin. Lagim duart me ujë të ftohtë dhe e ndajmë brumin në tre pjesë të cilave u japim formë të zgjatur si baketë, 3 gishta të gjerë dhe 1 gisht të trashë. I vendosim në tavën e furrës me letër furre duke lënë distance me njëra-tjetrën, i lyejmë sipër me vezë të rrahur me penel dhe i pjekim në furrë për 30 minuta. Kuptohet që janë pjekur kur sipër kanë marrë ngjyrë dhe kur i prek me dorë duhet të jenë të forta edhe brenda.

3. Ulim temperature e furrës në 100°C. I lëmë të ftohen pak (në të kundërt do të ishte e vështirë të priten) dhe më pas i presim me thikë me trashësi 1.5cm. I vendosim përsëri në tavë pranë njëra-tjetrës dhe I vëmë prapë në furrë që të marrin ngjyrë nga të dyja anët për 10 minuta, duke pasur kujdes që të mos i pjekim nga ana ku janë prerë, përndryshe do të bëhen shumë të forta. Kur të jenë pjekur, i lëmë të ftohen, ruhen shumë mire në kuti me kapak. I shërbejmë me verë të ëmbël ose akullore sipas deshires.

Perberesit i gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: