Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Te lindesh grua ne Shqiperi, trishtim… Nga Anila Hoxha

Te lindesh grua ne Shqiperi, trishtim… Nga Anila Hoxha

“Oj nene pse me bere, “. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete.

Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare.

Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire,djale punetor.Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj.

Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve .

Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.

Perkundrazi kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel. Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit.

Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re.URIA. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije , dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda.Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj .

E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec.Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti takoni dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.

p.s , per me shume shikoni videon, Florinda me priti ne rruge sot dhe m’u lut ta shikoja ku jetonte . Trishtim!

Share: