Vdes ngadalë nga Martha Medeiros
Shqipëroi Klodeta Dibra
Vdes ngadalë nga Martha Medeiros
Shqipëroi Klodeta Dibra
Vdes ngadalë
kush bëhet skllav i huqit zakonor,
duke rrahur ditë më ditë t’njëjtat udhë,
kush nuk ndërron marshin,
kush nuk rrezikon e nuk ndryshon ngjyrën e rrobave,
kush nuk i flet t’panjohurit.
Vdes ngadalë
kush i eshtet një pasioni,
kush pëlqen t’zezën mbi t’bardhë dhe pikat mbi “i”
më shumë sesa një tërësi emocionesh,
pikërisht ato që bëjnë sytë t’xixëllojnë,
ato që e shndërrojnë gogësimën në një buzëqeshje,
ato që bëjnë zemrën t’brofë
kundruall gabimit dhe ndjenjave.
Vdes ngadalë
kush nuk e kthen përmbys tryezën,
kush është i palumtur në punë,
kush nuk rrezikon bindjen për mëdyshjen e ndjekjes s’ëndrrës,
kush nuk i lejon vetes t’paktën një herë n’jetë
t’i përvidhet këshillave t’arsyeshme.
Vdes ngadalë
kush nuk rrugëton,
kush nuk lexon,
kush nuk dëgjon muzikë,
kush nuk gjen hir n’vedi.
Vdes ngadalë
kush rrënon sedrën e vet,
kush nuk lejon ta ndihmojnë,
kush kalon ditët duke përvajtuar fatin e vet
apo duke u qarë për shiun që nuk pushon.
Vdes ngadalë
kush braktis një projekt pa e filluar ende atë,
kush nuk pyet për gjërat që nuk i di,
kush nuk përgjigjet kur e pyesin për gjërat që njeh.
E shmangim vdekjen me doza t’vogla
duke sjellë ndër mend gjithëherë se t’jesh i gjallë
kërkon një mundim shumë më t’madh
sesa thjesht t’marrim frymë.
Vetëm durimi i zjarrtë
do t’sjellë kapjen
e një lumturie t’magjishme