Home KRYESORE Video/ Publikohen pamjet kur ekstremisti grek qëlloi mbi policinë

Video/ Publikohen pamjet kur ekstremisti grek qëlloi mbi policinë

Ky është momenti kur ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa hapi zjarr mbi efektivët e policisë së Gjirokastrës mesditën e djeshme. Pamjet janë siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha. Videoja është filmuar nga brenda lokalit të fshatit Bularat.

Nga pamjet duket ekstremisti grek i veshur me uniformë ushtarake dhe që qëllon në drejtim të automjetit ku është vendosur patrulla e policisë së Gjirokastrës. Pra, Kaçifa nuk ka qëlluar në ajër, por në drejtim të policisë, ndërsa janë terrorizuar edhe banorët.

Dy janë detajet që duhen veçuar në video; e para lidhet me armën që greku përdori në ngjarjen e djeshme. Ajo është një automatik i modifikuar me dylbi, që ka brenda shënjestrën olografike, e cila është një pajisje ushtarake që e përdor edhe NATO.

Modifikimi i automatikut që përmirëson shënjestrën tregon se asgjë nuk ka qenë rastësore dhe se ushtari grek ka qenë i përgatitur më parë për gjithçka. Ndërsa detaji i dytë lidhet me pretendimin e ngritur nga grekët se ushtari u vra për flamur.

Por në fakt sikur duket në pamjet e siguruara nga Report Tv, greku që po qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë./Shqiptarja.com

Share: