Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE’.
Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ‘Vol-Vo 4’, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda.
Gazetarja Klodiana Lala tha se Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të çështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE.
Kujtojmë se Zeneli është i arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës ‘Banda e Ndokës’ që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.
Lala dha edhe një tjetër detaj të rëndësishëm edhe faktin se Zeneli rezulton i martuar me Lule Zenelin (edhe kjo e arrestuar). Ndërkohë që ata janë të martuar me të tjerë persona, pavarësisht se në një kontratë shit-blerje rezultojnë të martuar së bashku.
Sipas prokurorisë ka dyshime se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri. /BW