Home KRYESORE Voltana Ademi: Sot nisem organizimin e PD ne Shkoder per ta mundur...

Voltana Ademi: Sot nisem organizimin e PD ne Shkoder per ta mundur perseri PS

Nga Voltana Ademi

Ka nisur ditën e sotme puna për riorganizimin e Partisë Demokratike, dega Shkodër. Nën drejtimin e të deleguarit të Kryesisë Qendrore z. Flamur Noka, është zhvilluar mbledhja e Grupit të Punës i cili do të udhëheqë të gjithë procesin që pritet të zgjashë 30 ditë.

Sipas udhëzimit të Kryesisë, pjesë e Grupit të Punës do të jetë i deleguari i Kryesisë Qëndrore, deputetët, antarët e Kryesisë Qendrore dhe të Këshillit Kombëtar banorë në territor, Kryetarja e Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, kryetari dhe sekretari i degës së PD-së.

Riorganizimi do të jetë i plotë në nivel seksioni dhe grupseksioni. Për zgjedhjet në grupseksione do të zbatohet parimi “një antar, një votë”. Gjatë këtij procesi rioganizimi në grup seksione, do të tërhiqet mendimi për kandidatët për kryetar dege por edhe për këshilltar bashkiak dhe kryebashkiakë.

Përballë situatës së rëndë që po kalon sot vendi si pasojë e kriminalizimit të plotë të qeverisjes aktuale, para Partisë Demokratike shtrohet detyra e fuqizimit të vazhdueshëm të opozitarizmit, edhe përmes procesit të riorganizimit të plotë të strukturave në të gjitha nivelet.

Pas këtij procesi shumë të rëndësishëm statuor, Partia Demokratike do të dalë edhe më e fortë për të larguar nga pushteti këtë klikë që qeveris vendin e mbytur në krim. Suksese të gjithëve në këtë proces jetik për PD!

#PartiaDemokratikePërShkodrëndheShkodranë

Share: