Home KRYESORE Vrasja në Bularat/ Reagon “Avokati i Popullit”

Vrasja në Bularat/ Reagon “Avokati i Popullit”

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Petrit Azemi ka mbërritur sot në fshatin Bularat për të vizituar familjarët e greko-shqiptarët, të vrarë dy ditë më parë gjatë njuë përplasje me forcat RENEA.

Para mediave, Azemi tregoi që kishte takuar familjarët e të ndjerit duke sqaruar edhe vizitën e tij.

“Qëllimi i ardhjes tonë këtu? Do të kryejmë një hetim të pavarur administrativ.”-tha Azemi.

I pyetur nga gazetarët grekë, nëse Koçifa mund të kapej dhe të mos vritej, ai u përgjigj se hetimet do ta zbardhin një pretendim të tillë.

“Jemi në dijeni të faktit se me kërkesë të familjarëve kemi kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore. Autopsia e tij është kryer tani është e drejta e tyre që të marrin të gjithë aktet që shohin të arsyeshme”.-tha ndër të tjera Petrit Azemi

Share: