Tirana është tronditur këtë mbrëmje në një ngjarje të rëndë, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur në një lokal në qendër të Tiranës. Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për konflikt që ka ndodhur në një pjesë private të lokalit. Autorët kanë hapur breshëri ndaj këtyre personave duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Rrethanat janë ende të paqarta pasi ka të dhëna se pëplasja mund të ketë ndodhur edhe mes personave që ndodheshin në hapësirën prive të lokalit. I plagosur ka mbetur Ervis Martini dhe Redi Popesku, ndërsa për viktimën burime të lapsi.al thanë se ai quhet Rigers Gaxha.
Të njëjtat burime thanë se viktima ka qenë i afërm i Martinajt dhe shpesh shihej si roje e tij. Ndërsa Redi Popesku është biznesmen i njohur në Tiranë, njëherësh mik i Vis Martinit, me aktivitete edhe ne ish-bllok. Ndërsa Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.
Së fundi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.
Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit.
36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë. Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit.