Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Arabinë Saudite për “ndëshkime të rënda” nëse del se ajo është e përfshirë në zhdukjen e dyshimtë të gazetarit, Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll.
Trump ka bërë këto komente gjatë një interviste për CBS News, duke shtuar se ky rast është shumë i dyshimtë për shkak se Khashoggi, ishte një reporter.
Gazetari disident, i cili shkruante edhe për Washington Post, ka qenë një kritik i ashpër i mbretërisë saudite, shkruan Euronews.
Ai u pa herën e fundit duke hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll të Turqisë, për të nxjerrë disa dokumente që i nevojiteshin atij për t’u martuar./Opinion.al