Është acaruar gjendja te bashkia e Tiranës. Qindra banorë të zonës së Astirit janë duke protestuar kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e shtëpive të tyre, pa kompensim. Pas nisjes së paqtë të protestës, banorët janë acaruar dhe kanë hedhur vezë e shashka ndaj bashkisë. Veliaj e ka rrethuar bashkinë me gjithë policët e tij.