Home KRYESORE Arrestohet Burdushi, mjeku popullor që të shëron nga xhindët

Arrestohet Burdushi, mjeku popullor që të shëron nga xhindët

Policia e Prizrenit ka arrestuar të enjten mjekun popullor Hysri Peqanin, të vetëquajturin Burdushi.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga prokurori Petrit Kryeziu.

Policia sqaron se mjeku popullor është arrestuar, pasi dyshohet për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

Gjatë kontrollit në banesë, atij i është gjetur armë dhe municion, gjithashtu i janë sekuestruar dëshmi të tjera materiale që vlejnë për hetime të mëtejshme.

Mësohet se Peqani, me urdhër të prokurorit të çështjes është ndaluar për 48 orë. Ditë më parë, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale të mashtrimit.

Prokuroria bën me dije se ai i kishte marrë një personi 2 mijë euro për shërim nga depresioni.

Mjeku popullor, i njohur si Burdushi, gjatë një interviste në emisionin televiziv ‘Frontal” në T7 është shprehur se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”.

 Mjeku popullor, i njohur si Burdushi gjatë një interviste tek emisioni ‘Zonë e Lirë’ në TV Klan.
Share: