Home KRYESORE Balla: Meta ka shkelur Kushtetutën. Vasili e ironizon: Nuk ke faj se...

Balla: Meta ka shkelur Kushtetutën. Vasili e ironizon: Nuk ke faj se ta ka shpjeguar shkollëpakti

Petrit Vasili ka ironizuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së.

Taulant Balla u shpreh në një intervistë televizive transmetuar më herët, se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, në rastin e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në reagimin e tij, Vasili thotë se Balla nuk ka faj kur “ja fut kot për Kushtetutën, pasi atij ja ka shpjeguar shkollëpakti”, term i përdorur më herët nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Mos e merrni as seriozisht as sinqerisht kete Ballën, kur ja fut kot për kushtetuten, se nuk ka asnje faj se ja ka shpjeguar Shkollëpakti. Ndaj duken të dy sokaku i të marrëve”, shkruan Vasili në një shënim në Facebook.

v.l/ Dita

Share: