Home KRYESORE Banorët e Unazes: “Do i mbrojmë shtëpitë me armë”

Banorët e Unazes: “Do i mbrojmë shtëpitë me armë”

Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ditën e 14 të protestës së tyre, banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pa marrë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Në një lidhje direkte për ‘News24’ një nga banorët u shpreh se do mbrojë me armë pronën e tij që e ka në proces legalizimi që prej vitit 2006.

“Ne kërkojmë nga qeveria dhe bashkia që të merren vesh me ne. Ky është mundi dhe djersa jonë. Ai na quan nazistë. Ne nuk jemi të ardhur nga hëna, por jemi banorë të këtij qyteti. Ne nuk jemi të jashtëligjshëm dhe kemi nisur një proces legalizimi për banesat tona që prej vitit 2006. Ka ardhur koha që gota u mbush. Këtu do vdesim sepse nuk kemi ku shkojmë. Do mbroj pronën time me armë. Ata vjedhin taksat tona”,- thotë banori. Ndwrsa njw grua tjetwr tregoi se rreth 20 policw tw kombinatit “më tërhoqën zvarrë”.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha ajo./Lapsi.al

Share: