8 vite kanë kaluar nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, vajzës e cila humbi kontaktet me familjarët në moshën 7-vjeçare.
Mamaja e 15-vjeçares thotë sot se ajo ka marrë sinjalizime të vazhdueshme lidhur me vendndodhjen e saj, por nuk ka asnjë mbështetje nga shteti për të bërë të mundur kontaktin me të. Bukurie Mata thotë për Fax News se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën dhe i ka dërguar asaj foto.
Bukuria shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona. Edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë.
Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të saj është Londra. Ajo thotë se një person nga Maqedonia i kërkon 25 mijë euro që t’i mundësojë kontaktet me vajzën. Më tej ajo shtoi se përgjegjësinë për humbjen e vajzes së saj e kanë vetëm 5 vajzat e fshatit që ishin me Bleonën.
Sipas saj ata e dinë se ku ndodhet Bleona Mata. Ndërkohë që janë të lira dhe policia nuk po heton me për vajzën e saj.Opinion.al