Dashi
Është më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna që jua stimulon.
Demi
Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.
Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se Marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.
Gaforrja
Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.
Luani
Parashikohet një ditë plot intensitet, e natyrisht, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.
Peshorja
Me Merkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.
Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Merkuri jua “bën me sy” nga lart.
Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.
Bricjapi
Ndikimi pozitiv i një sërë yjeve do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.
Ujori
Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga gjëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.
Peshqit
Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, sepse Marsi nuk ju jep kohë. Pozitiv edhe erosi.