Home KRYESORE Ja perse nuk ndjej keqardhe per Saimir Tahirin!

Ja perse nuk ndjej keqardhe per Saimir Tahirin!

Nga Lirim K. Nezha

E degjoj vazhdimisht ish ministrin e brendshem Sajmir Tahiri te shprehet se familja e tij e paska vuajtur shume kete periudhen e akuzave ndaj tij.

Nuk di c’te bej,te me vije keq per Sajmirin dhe familjen e tij qe jeton mes luksit,apo te me vije keq per familjen time qe nuk nxjerr dot muajin me te ardhurat e pakta qe kam?

Dhe tani i beka thirrje mbeshtetesve qe te shperndajne sa me shume “te verteten” e tij te madhe,ate te verteten qe paska veshur kepucet per te bere xhiron e botes.

Sajmir,une nuk jam askush te te shpall fajtor,por as te pafajshem,por me ndje qe nuk ndjej pike keqardhjeje per stresin qe paske pesuar ti dhe familja jote.

Nuk me vjen aspak te te qaj hallin sepse nuk re pa dashur ne kete hall.Ishte deshira per te kapur majat.I kape ato maja,i shijove dhe tani nuk te ngelet pervec te mjekosh gjymtyret e thyera nga flakja qe te bene miqte e tu prej atyre majave.

Po,po,miqte e tu me se pari,ata qe te siguruan mbeshtetje per ta bere Shqiperine jeshile me kanabis e me pas,kur po u rrezikohej bytha e tyre,te futen nje te shtyre dhe te braktisen ne rruge.

E pra,po vuan koston e madheshtise tende por edhe koston e intrigave te oborrit.Por mbi te gjitha po vuan koston e grykesise tende.

Opozita te cilen nuk le rast pa e permendur si shpifese ndaj teje nuk te ka asnje borxh,te siguroj per kete.Opozita ben detyren e vet dhe eshte ne te drejten e vet t’i tregoje Shqiptareve arat me kanabis,t’i tregoje kushurinjete e tu dhe xhirot me audin AA003GB.

Ishte deliri jot i madheshtise qe kujtove se ishe sundimtar i plotfuqishem duke harruar se mjaftonte Zagani qe te t’i nxirrte te palarat ne shesh e te mos mund t’i mblidhje dot me.

Ndaj nuk ndjej dot keqardhje as per ty e as per familjen tende te stresuar.Jo per gje,por nuk di ku ta kem mendjen me pare,tek stresi im,i familjes dhe femijeve te mi,apo te mendoj per stresin luksoz te familjes tende?

Ndaj nuk te besoj dot as une e askush,pervec ndonje rilindasi fanatik dhe ca grave ne moshe qe te puthin duart.

Ndaj zgjedh te ndjej keqardhje per vendin tim qe rri ende perballe portave te kycura te Europes vetem e vetem se ti dhe shefi yt donit aq shume para per te patur aq shume dhe me cdo kusht pushtet duke e bere Shqiperine nje parcele gjigande kanabisi.

Zgjedh te ndjej keqardhje per ata dhjetra djem vlonjate dhe jo vetem, qe rezultojne te zhdukur me shume gjasa si rezultat i aktivitetit kriminal te trafikimit te prodhimit te bollshem te kanabisit gjate mbreterimit tend.

Zgjedh te ndjej keqardhje per ata mijera shqiptare qe kane braktisur kete vend e mijera te tjere qe aspirojne te njejten gje,vetem e vetem sepse ju,ti,koleget e tu dhe shefi yt ua vrate shpresen duke e bere kete vend te pa jetueshem.

Zgjedh te ndjej keqardhje per aspiratat e munguara te femijeve te mi,per pamundesite vrasese te familjes time,per pasigurine ne rruge,ne shkolle,ne pune,ne cdo cep pallati, kudo.

Ndaj ben mire te mos i ndotesh ekranet me ate “te verteten e madhe” me kepuce te shqyera,por te heshtesh ne pritje te verdiktit te drejtesise,nese nje dite do te kete drejtesi per ty dhe shpuren tende

Share: