Home KRYESORE JO, Largimi i gjermanve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

JO, Largimi i gjermanve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu

Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndëruar jo veçse aspak profesional por dhe komik. Çdo vit dalin nē media komunistët dhe të përndjekurit duke debatuar nëse gjermani i fundit u largua në 28 apo 29 Nëntor. Duke mos dashur të hyj në termat pse komunistēt shqiptar dhe jugosllav zgjodhëm një datë çlirimi, do synoja për herë të parë të hidhja një ide tjeter, atë që Shqipëria nuk duhet të ketë festë kombëtare të çlirimit ditën e largimit të gjermanve nga Shqipëria për këto arsye:

1- Shqipëria në historinē e saj ka pasur me dhjetra pushtime dhe të gjitha pushtimet e tjera kanē qenë më të gjata në kohë se qëndrimi i gjermanve nē Shqipëri.

2- Shqipëria ka pasur më shumë viktima dhe dëshmore në luftrat e tjera në raport me luftën e dytë botërore! Dihet tashmë që numri i Enver Hoxhës 28.000 dëshmore eshte genjeshtër sepse referuar arkivës apo varrezave nuk kalon numri 4.200.

3- Gjermania erdhi në Shqipëri ndryshe nga shumë shtete të tjera, me një platformë të qarte për shqiptarët:

a- Bashkimi i Shqipërisë etnike me Kosovë dhe Iliridë…

b- qeveri kuislinge shqiptare nga elita dhe nacionalistët shqiptarë të asjaj kohe!

4- Gjermanët dhe Italianët më shumë ndërtuan dhe projektuan, sesa shkatrruan. Madje sot kryeqyteti Shqieprisë krenohet me projektet urbane të regjimit fashist dhe nazist.

5- Gjermania nisi luftën kundër komunizmit i cili pothuajse nuk egzistonte fare në Shqipëri kur filloj lufta botërore dhe Shqipëria nuk ishte objektiv dhe prioritet pushtimi nga Gjermania.

6- Shqipëria nuk po vuan sot coptimin teritorial prej Gjermanisë por ndarjen e kufijve si pasojë e luftrave me serbët, greket, maqedonasit, turqit, bullgaret …

7- Qëndrimi gjerman dhe austro-hungarez ishin më të balancuarit në Konferencën e Londrës 1913 pavarsisht se këto shtete më pas humbën Luftën e Parë Botërore!

8- Pse datë çlirimi duhet konsideruar largimi i gjermanit të fundit dhe jo largimi i turkut, serbit, grekut, …. të fundit?

9- Gjermania mbajti peshën kryesore në çlirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës!

10- Shqipëria sot e ka Gjermaninë dhe qeverinë e saj, aleatin më strategjik në diplomaci dhe gjysma e shqiptarve janë të gatshëm të jetojnë dhe emigrojnë në Gjermani.

Shqiptarët s’duhet jenë turmë që të ndjekin disa shtete të tjera europiane të cilat kanë arsye madhore për ta shpallur çlirimin nga Gjermania festë kombëtare!

Gjermania nuk ishte, nuk është, dhe s’do jetë kurrë armiku ynë historik por MIKU i shqiptarve. Per të gjitha këto arsye, largimi i gjermanit të fundit s’duhet të jetë festë kombëtare për shqiptarët!

Share: