Home KRYESORE “Kult 2018″, 11 artistë dhe personalitete nderohen me çmime

“Kult 2018″, 11 artistë dhe personalitete nderohen me çmime

Përmes një mbrëmje gala për të 14-in vit Akademia “Kult” solli mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve kombëtare vjetore për fushat me përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare.

66 artistë dhe përfaqësues të letrave ishin të nominuar për 11 çmime. Juria profesioniste me çmimin Balerini i vitit nderoi balerinën Adela Muçollari me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”.

Një garë e fortë ishte edhe për instrumentistin e vitit ku u shpall fituese flautistja Jonela Golemi

Kënga më e mirë e vitit fitoi mes një gare të fortë “Mall” e Eugent Bushpepës. Përkthyesi i vitit Mimoza Hysa, studiuesi i vitit Anila Omari. Devis Xherahu risolli në vëmendje këngën E rudolf Stambollës , “Margarita kur gjethet bien në vjeshtë”. Libri artistik i vitit “At” i Ardian Kuçykyt.

Çmimi në artet pamore shkoi për Sadik Spahijan me “Vox-Machina”

Gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve ju dedikua edhe një “in memoria” shkrimtarëve, kompozitorëve dhe personaliteteve të artit dhe kulturës, që u ndanë nga jeta gjatë këtij viti.

Regjisori i vitit u shpall Namik Ajazi për filmin “Amaneti”.

Një çmim special shkoi për filmin e parë artistik shqiptar “Tana” të regjisorit Kristaq Dhamo në nder të 60 vjetorit të këtij filmi. Si regjisori më i mirë në Teatër u shpall Altin Basha me “Rojat e Taxhit”.

Aktorja e vitit Luiza Xhuvani, e cila nuk i shte e pranishme, ndërsa aktori i vitit u shpall Reshat Arbana për shfaqjen “Babai”.

Ceremonia e çmimeve u mbyll mjaft bukur me tingujt e pianos dhe fizarmonikës nga artistja italiane Sylvia Pagni.

v.l/ Dita

Share: