Home KRYESORE Lala: Bandat kriminale po lajnë hesapet mes tyre

Lala: Bandat kriminale po lajnë hesapet mes tyre

Zhdukja e të rinjve, peshkatarëve, emigrantëve apo biznesmenëve në Vlorë, por edhe në zona të tjera të vendit është kthyer në vitet e fundit në një fenomen shqetësues për Policinë e Shtetit.

Janë 28 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala u shpreh se grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e të shumtëve prej tyre janë për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje, që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën.

Share: