Home KRYESORE Lezha priti autobuzin e shijes “Neranxi” me shefat më të mirë të...

Lezha priti autobuzin e shijes “Neranxi” me shefat më të mirë të kuzhinës tradicionale

Autobuzi i Shijes unike “Neranxi” këtë të shtune ishte ne qytetin historik dhe mikpritës te Lezhës për te çuar atje gatimin me te mire tradicional dhe shërbimin me cilësore nëpërmjet studenteve te Institutit Kulinar Neranxi.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhe, Enver Hafizi se bashku me Petrit Markun, drejtor i Projekteve te Integrimit Europian për Lezhën dhe biznesmeni lezhjan Lirim Torba klient i Kompanise Neranxi, priten Artur Nuran, personi përgjegjës i PR pranë Institutit Kulinar Neranxi dhe falënderuan kompaninë “Neranxi” për këtë iniciative novatore ndërsa premtuan për bashkëpunime te mëtejshme midis Bashkisë Lezhe dhe Kompanisë Neranxi qe është një brend shumë i njohur ne Rajon e me gjere.

Me pas ata ndaluan pranë Autobuzit te Shijes dhe me qytetare lezhjane degustuan prodhimet tradicionale te përgatitura nga chefat e mirënjohur te Kuzhinës Eri Muhaj dhe Albana Dulellari, Alban Dobruna si dhe shërbimin dhe shpjegimin e menysë nga studente te talentuar te Institutit Kulinar Neranxi.

Vendndalimi i Autobuzit te Shijes pranë Obeliskut te Skënderbeut pikërisht ne qendër te qytetit te Lezhës, beri shume prezente te qytetaret e Lezhës kuzhinën dhe produktet cilësore te Institutit Kulinar Neranxi dhe studentet i ofruan shërbim dhe gatimet cilësore tradicionale jo vetëm qytetareve qe erdhën pranë Autobuzit te Shijes, por edhe qytetareve me makinat qe ndalonin aty prej kuriozitetit.

Stafi i Institutit Kulinar Neranxi falënderoi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin qe treguan ndaj qytetareve lezhjane te cilët u bën pjese e ketij seminari te shijes ne rruge, praktike kjo qe përdoret edhe ne krahinën e Piemontes me te cilën Bashkia Lezhe ka një bashkëpunim te frytshëm.

Presidenti i Kompanisë Neranxi, Nikollaq Neranxi, pasi u njoh me te gjitha zhvillimet ne Lezhe, përfitoi nga rasti dhe nëpërmjet stafit te tij falënderoi autoritet e Bashkisë Lezhe për mikpritjen dhe bashkëpunim e realizuar kundrejt kulturës se Shijes cilësore te gatimit.

Recetat qe u demonstruan nga chefat dhe u degustuan nga qytetaret ishin:

-Orecchiete me Ragu
-Japrake me salce djathi me tartuf
-Role Pule me Salce Domatesh
-Mish Vici me patate dhe kerpudha champignon
-Sallate me panxhar, fasule, angjinare dhe spec te pjekur.
Si dhe kokteile te ndryshme me shurupet italiane Toschi te miksuara nga barman Alban Dobruna.
Perberesit per keto gatime i gjeni lehtesisht tek dyqanet Neranxi.

Share: