Luan Rama më shtyu të parashtroj një këndvështrim parimor për të gjithë ata që mendojnë si ai për luftën,ballistët dhe Mid’hat Frashërin.
A është lufta ” një histori” kombëtare e vendit tonë ?
Po.
Kjo do të thotë se duhet të jetë krenaria e çdo qytetari shqiptar,sepse nuk kemi të bëjmë me një histori personale të një individi,apo të një klani njerëzish dhe si e tillë duhet pranuar nga çdonjëri anëtar i këtij kombi.
Që të argumentojmë këtë përfundim le të analizojmë:
Të gjithë biemi dakort se diktatura zhbëri çdo realitet shoqëror,në sferën ekonomike,të besimit,të kulturës,të historisë në shërbim të pushtetit absurd.
Në këtë kontekst pushteti diktatorial (komunistët) përvetësuan luftën çlirimtare sepse me emocionin e saj ystifikonte dhunën mbi ata që i paramendonte si kundërshtarë që mund ti merrnin pushtetin.
Kështu krijoi dëshmorë,ideale lirie jashtë kontekstit të lirisë së vërtetë.
Prodhoi dëshmorë, një për çdo km2 territor,njehsoi idealet e lirisë me idealet e Partisë që ishte pushteti.
Dhënia e jetës në fakt në thelb është një veprim moral utilitarist.
Sipas filozofit Jon S.Mill: “Një martir ka si qëllim të tij vyrtytin dhe lumturinë e tij.”
A do të flijohej martiri në se nuk do besonte se do ti çlironte të tjerët nga flijime të tilla ? (apo çdo lloj humbje e jetës ).
A mund të hiqte dorë nga lumturia e tij në se nuk jepte asnjë fryt për një lumturi më të mirë të të tjerëve ?
Vetmohimi që nderon martirin apo heroin është vetëm ai i rritjes së lumturisë së të tjerëve, (duke rritur masën e lumturisë së përgjithshme).
Eshtë dashuria për liri e tyre, që do të krijonte një epërsi për kombin e tyre për të cilin ia vlen të jetosh dhe të japësh edhe jetën,por kjo u rrëmbye me dredhi nga komunistët.
Ata u rekrutuan si partizanë nën motivin e luftës kundër pushtuesve,u manipuluan prej komunistëve dhe përfunduan fatkeqësisht si viktima të qëllimit për pushtet.
Për këtë komunistët njehsuan (përvetësuan) fjalën partizan me atë të komunistit.
Le të analizojmë luftën.
Filozofi Kant e sheh Moralin e veprimit nga sa i drejtë është motivi.
Motivi i luftës është çlirimi që do të thotë, fitimi i lirisë së popullit,por në fakt populli në thelb nuk fitoi lirinë,por skllavërinë.
Ndërsa filozofi tjetër Bentami e sheh moralin si “funksion nga pasojat”.
Po të shohim pasojat e veprimit të luftës ato kishin pasoja robëruese për shqiptarët sepse u futën nën zgjedhën e diktaturës.
Problemi i shqiptarëve LIRIA mbeti i njëjtë si në pushtim si në diktaturë.
Dikush mund të thotë se lufta fitoi lirinë e kombit,pavarësisht se nuk solli lirinë e shqiptarëve.
Liria e kombit është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë e qytetarit,sepse një qytetar nuk mund të jetë i lirë nëse nuk kemi një komb të lirë.
Mirëpo kur pranojmë se mjafohemi me lirinë e kombit dhe nuk e përputhim atë me lirinë e qytetarit si anëtar i kombit, kemi kthyer kombin në qëllim në vetvete duke shpërfillur anëtarët e kombit,qytetarët,që ndryshe do të thotë se lira e kombit duhet se është thelbësore në lirinë e anëtarit të tij, qytetarit.
Në rastin kur themi se nga lufta fituam vetëm lirinë e kombit dhe jo të shqiptarëve,por kjo na mjafton sepse ky përbënte qëllimin tonë, atherë jemi në rastin që kombit i japim vlera absolute mbizotëruese përtej lirisë së qytetarëve,atherë ky fakt është instrument për tiraninë dhe në fakt atë arritëm diktaturën.
Këtu mund të përmendim rastin e Hitlerit,ku kombit i dha vlera absolute.
Këtë kemi fituar diktaturën si komponente e diktaturës së Hitlerit.
Pra komunistët e përvetësuan dhe barazuan çlirimin e kombit me pushtetin e tyre.
Vetë organizata jo-politike e Ballit lindi si reaksion ndaj pushtuesve dhe me objeksionin e çështjes kombëtare për një Shqipëri Etnike.
Pika nr.1 e “Nacionalizmës shqiptare” 1939 është:Të kemi një Shqipëri të lirë dhe indipedente. Ky qëllim i tyre bie ndesh me pushtuesin.
Eshtë e pavërtetë se nacionalistët (ballistët) bashkpunuan me Gjermanët sepse ata ju kishin premtuar shqipërinë e madhe.
Ka me dhjetra beteja të Ballit kundër pushtuesve dhe mjafton ti referohesh Memorandumit drejtuar Konferencës së Paqes në Paris më 26 korrik 1946,hartuar nga Lec Kurti dhe prof.Vasil Andoni,ku rendit rreth 46 beteja kundër gjermanëve dhe Italianëve.
Mid’hat Frashërit i kanë ruajtur nëpër arkiva çdo letër që i bënin të dashurat dhe nuk i paskan ruajtur ndonjë dokument që tregon se paska bashkpunuar me pushtesin.
Askush nuk ka tagrin e të vërtetës historike,por ajo që duhet të bëjmë është ti afrohemi të vërtetës me logjikë.