Instituti Kulinar Neranxi ketë te shtune kursin e Kuzhinës “Open Day” ja dedikoi administratës se Kompanisë se madhe “Neranxi” duke realizuar docentit te mirënjohur te pastiçerisë Pastry chef Onofrio Campobello realizimin profesional te disa llojeve te tortave dhe pastave te ndryshme te shijshme.
Zonjat e administratës se Kompanisë Neranxi qe janë ato qe i njohin shume mire produktet, cilesinë dhe vlerat ushqyese te tyre, mësuan dhe si ti bejne bashke ingredientët për te krijuar ëmbëlsira te shijshme nën drejtimin e docentit te mirënjohur Pastry chef Onofrio Campobello i cili u mësoi zonjave dhe vajzave si te përgatisin Panacota dhe tortën e famshme vjeneze Sacher.
Duket se ne një seminar te tille nuk nevojitej përkthim ndërsa gatuheshin ëmbëlsirat e shijes sqimatare dhe njohja modeste e gjuhesh shqipe nga Chef Campobello, dhe njohuritë e zonjave me italishten e ne fund, për nga radha por jo rëndësia, ëmbëlsia e tortës dhe e ingredienteve, bene qe kjo eksperience e mrekullueshme e zonjave dhe vajzave, ti bënte ato te thonin se ja vlen ta perseritesh serish këtë eksperience. Duket se per zonjat e Kompanise Neranxi tani e mbrapa ëmbëlsirat nuk shijohen vetëm duke i ngrëne, por më shumë kur i bën vetë. 🙂