Home KRYESORE Parlament/ Deputetja shpërthen në britma: Lajmërohet se i kanë vrarë të bijën!

Parlament/ Deputetja shpërthen në britma: Lajmërohet se i kanë vrarë të bijën!

Një deputete meksikane shpërtheu në të qara e klithma kur gjatë seancës parlamentare një telefonatë e informoi se të bijën sapo ia kishin vrarë.

Carmen Medel Palna- s nga Lëvizja Kombëtare e Rilindjes iu tha se e bija 22- vjeçare Caleria Cruz Medel ishte qëlluar 9 herë teksa ushtrohej brenda në palestër.
59- vjeçarja lëshoi britma e lot, ndërkohë që kolegët nxituan t’i gjendeshin pranë pas lajmit shokues.

Seanca u shty menjëherë dhe qetësimi i nënës qe i pamundur. Ish- studentja e mjekësisë u vra si pasojë e një ngatërresë që rezultoi fatale. Vrasësit menduan se Caleria ishte e dashura e anëtarit të një grupi kriminal, pasi e ndjera ngjasonte shumë me të dashurën reale, që frekuentonte të njëjtën palestër.

E bija

Dy persona u arrestuan si të përfshirë drejtpërsëdrejti në vrasje, ku dëshmuan se dikush i njohur si “El Richy” kishte qenë autori i vrasjes. Pak orë më vonë, ky i fundit u gjend pa jetë brenda një furgoni.


360grade.al

Share: