Home KRYESORE PD: Pse hesht ministrja Manastirliu për ilaçet e skaduara në QSUT?

PD: Pse hesht ministrja Manastirliu për ilaçet e skaduara në QSUT?

Deputeti demokrat, Bardh Spahia tha se ministrja e Shëndetësisë është përgjegjëse për situatën alarmante me barnat e skaduara në QSUT. Duke iu referuar investigimit të BIRN, ai tha se “që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë në QSUT, Ogerta Manastirliu, në mënyrë kriminale dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar të skadojnë ilaçet që ka gjetur në depon farmaceutike të spitalit, duke blerë vazhdimisht me tendera tëdyshimtë dhe duke pranuar si dhuratë barna me afat të afërt skadence, asgjesimi i të cilave ka kosto shumë të lartë”.

Deklarata e plotë

Pak kohë më parë, një investigim i agjencisë së lajmeve BIRN, zbuloi se 15 tonë apo 93 % e ilaçeve në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë të skaduara.

Lajmi skandaloz u kalua në heshtje nga qeveria për të mbuluar shërbimin e saj ndaj Mafias së Ilaçeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja sot e kësaj dite nuk kanë dhënë asnjë shpjegim:

1. Pse është krijuar ky mal me ilaçe të skaduara.

2. Sa prej tyre u janë dhënë pacientëve.

3. Kush ka përfituar nga mali i korrupsionit me ilaçe të skaduara.

Nuk ka asnjë dyshim se përgjigjet e këtyrë pyetjeve të çojnë të paktën tek 1 emër përgjegjës: Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, e cila, para kësaj detyre, ka qenë Drejtoresha e Qendrës Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”është përgjegjësja kryesore për shndërrimin e QSUT-së në koshin e mbeturinave të ilaçeve të skaduara.

Tenderat

Që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë në QSUT, Ogerta Manastirliu, në mënyrë kriminale dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar të skadojnë ilaçet që ka gjetur në depon farmaceutike të spitalit, duke blerë vazhdimisht me tendera të dyshimtë dhe duke pranuar si dhuratë barna me afat të afërt skadence, asgjesimi i të cilave ka kosto shumë të lartë.

Shqiptarët duhet ta dinë se pjesa më e madhe e malit me ilaçe të skaduara në QSUT, me etiketen “dhuratë”, janë, në fakt, një mal i madh korrupsioni për të favorizuar Mafian e Ilaçeve, klientë të pushtetit.

Në këtë rast, depoja farmaceutike e QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private dhe për t’u kursyer atyre qindra milionë lekë për asgjesimin e ilaçeve të skaduara.

Prandaj, Ogerta Mamastirliu duhet të tregojë sot:

1. Tek cilat kompani ka blerë ilaçe me afat të afërt skadence?

2. Nga cilat kompani ka pranuar gjoja dhuratë, duke i çliruar ato apo ortakët e tyre jashtë Shqipërisë nga kosto e lartë e asgjesimit.

3. Ku janë depozituar aktualisht barnat e skaduara dhe a ka nisur asgjesimi i tyre?

Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe prokuroria!

4 miliardë e rreth 550 milionë lekë është vlera e 15 ton barnave të skaduara për të cilat prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimin për të vënë para përgjegjësisë çdo person që I ka shërbyer Mafias së Ilaçeve dhe, me dashje, ka dëmtuar në mënyrë kriminale shëndetin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit.

Share: