Home Approccio Italo Albanese Pedagogu dhe Politikani i Opozitës Arian Galdini, kësaj rradhe vlerësimi i ka...

Pedagogu dhe Politikani i Opozitës Arian Galdini, kësaj rradhe vlerësimi i ka ardhur nga Italia.

Pedagogu dhe Politikani i Opozitës Arian Galdini ka marë një tjetër vlerësim ndërkombëtar ditën e sotme.

Kësaj rradhe vlerësimi i ka ardhur nga Italia.

Politikani i Opozitës shqiptare Arian Galdini është nderuar me Medaljen Croce di Bronzo – Kryqi i Bronxte.

Ky vit ka qenë mjaft i mbarë për politikanin dhe pedagogun Galdini pasi ai ka marë një sërë vlerësimesh ndërkombëtare përfshirë këtu edhe nga Presidenti i SHBA Donald Trump dhe nga Guvernatori i Kentucky Matt Bevin.

Vlerësimin më të fundit që i vjen nga Italia, Arian Galdini e cilëson si një vlerësim që i bëhet nga Partnerët Euroatlantikë.

Ja edhe postimi i plotë në facebook i Arian Galdinit:

Te dashur miq,

Kam kenaqesine te ndaj me ju nje tjeter vleresim qe kesaj rradhe me eshte bere nga Italia.

Jam vleresuar me Kryqin e Bronxte – Croce di Bronzo.

Motivazioni si njohje e kontributeve te mia civile dhe komunitare ne sherbim te te tjereve.

Ndihem krenar per kete vleresim tjeter nderkombetar dhe zyrtar qe me vjen nga miq dhe partnere euroatlantike te Shqiperise.

E dua Shqiperine dhe me vjen mire qe pasioni qe kam per vendin tim vleresohet edhe nga miqte dhe partneret euroatlantike te Shqiperise.

Do tia dalim.

Shqiperia do te behet.

Faleminderit nga zemra Italise dhe Partnereve Euroatlantike.

Share: