Në përfundim të ceremonisë zyrtare të organizuar nga Bashkia Tiranë me rastin e 17 nëntorit, ditës së çlirimit të kryeqytetit shqiptar, tek monumenti i “Ushtarit të panjohur” janë shfaqur nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha. Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan me simbole të komunizmit. Ithtarët e Hoxhës mbanin gjithashtu edhe pankarta me parrulla kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e etiketojnë si ‘qeveria neoballiste’. Me siguri këtu i referohen rikthimit në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit dhe nderimit që iu bë me ceremoni shtetërore./Lapsi.al