Home KRYESORE Postimi i zhurmshëm për librat dhe seksin, Kumbaro: Ia arrita qëllimit

Postimi i zhurmshëm për librat dhe seksin, Kumbaro: Ia arrita qëllimit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar pas një postimi në Twitter që shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universe dhe sekrete të librit”-ka shkruar Mirela Kumbaro në Twitter duke shkaktuar debate dhe komente të shumta.

Në fakt kjo nuk është një shprehje e saj por e autorit dhe regjisorit të njohur amerikan Waters. Më shumë se sa për përmbajtjen Kumbaro u kritikua në media, për faktin se nuk e kishte cituar Waters-in.

Me qindra njerëz, përfshirë personazhe publike reaguan ndaj Kumbaros. Dhe ajo sot e ka një përgjigje për ta. Ministrja pretendon se efekti është bërë tashmë dhe ai është publiciteti për librat.

“Keqardhje për vorbullën krijuar nga citimi origjinal i John Waters,që siç ia arriti qëllimit kur e tha e bëri të flitej për librat,ia arriti sërish,paçka se kët’herë keqkuptimet ranë n’”kurrizin” tim.Ftoj të gjithë të mirkuptojnë qëllimin e të mos bien pre përkthimit të gabuar”, shkruan sot Kumbaro në Twitter.

Mirela Kumbaro@MirelaKumbaro

Keqardhje për vorbullën krijuar nga citimi origjinal i John Waters,që siç ia arriti qëllimit kur e tha e bëri të flitej për librat,ia arriti sërish,paçka se kët’herë keqkuptimet ranë n’”kurrizin” tim.Ftoj të gjithë të mirkuptojnë qëllimin e të mos bien pre përkthimit të gabuar😄

REAGIMET

Share: