Home KRYESORE Presidenti Meta jep sinjale pozitive për dekretimin e Lleshit

Presidenti Meta jep sinjale pozitive për dekretimin e Lleshit

Presidenti Ilir Meta jep sinjale për miratimin e kërkesës së dytë të kryeministrit për të dekretuar Sandër Lleshin në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Në një njoftim të zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, thuhet se Kreu i Shtetit nuk mundi që herën e parë të sqarohej plotësisht nga institucionet për Lleshin.

Për këtë arsye ai ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Në këtë afat të ri kushtetuese 7 ditor që nisi nga e premtja kur presidenti i mbërrit kërkesa nga kryeministri, shoqëruar nga edhe një relacion i detajuar shpjegues, presidenti ka përfshire në këtë proces dhe Kuvendin.

Share: