Home KRYESORE Rama kapet me komentuesit: Kontrata e dritave s’është prove ligjshmërie

Rama kapet me komentuesit: Kontrata e dritave s’është prove ligjshmërie

Uka e shembi vetë banesën duke kontribuar për zgjidhjen e ngërçit të sajuar nga politika tek Unaza e Re. Kështu shkruan Kryeministri Rama, duke postuar në facebook videon e një qytetari me emrin Ukë Çelkolaj, banor i Unazës së Re. Sipa Ramës, ky duhet të jetë shembull për bashkëqytetarët e atij komuniteti.

Por qytetarët e tjerë jo vetëm që nuk e kanë mirëkuptuar Ramën, por i janë sulur me një lumë komentesh. Ajo ç’ka bën më shumë përshtpytje është se Rama vazhdon ti quajë të paligjshëm banorët e Astirit (Unaza e Re) që kanë mbi 20 vite që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në atë zonë.

Banorët kanë paguar taksa, ujë, drita

Shumë komentues i thonë Kryeministrit se po bën propagandë, pasi Ukë Celkolaj nuk ka shembur shtëpitë por një kasolle, dhe kjo duket edhe nga pamjet. E dyta, i thonë komentuesit, banorët e Astirit kanë paguar për vite me radhë, taksa, ujë e drita. Por Rama përgjigjet se fakti se kanë kryer këto pagesa nuk i bën të ligjshme banesat e tyre.

Andrea Niko: Po pra po ai Uka ka prishur 2 ndertesa prej kartoni mire qe se ka shembur era,nqs qeveria juaj u ka marre taksa per uji dhe drita (nqs u ka lidhur kontrate dritash)automatikisht jane te ligjshme keni detyrimin njerzor dhe ligjor qe ti demshperbleni nje me nje,dhe jo ti mashtroni per 3 vjet me qera dhe pastaj ti flakni ne rruge.

Edi Rama: Andrea Niko kush ta ka mesuar kete shkence ty vella apo flasin te gjithe flet edhe ti? Uji dhe dritat nuk kane taksa, kane cmim, jane mall dhe paguhen per aq sa konsumon! Dmth kush ka paguar uje e drita nuk ka per cfare demshperblehet, po keshtu eshte kur mesohet njeriu me rrumpalle, rregulli i duke çnjerezor!

Andrea Niko: Z.kryeminister une flas siq e ka evropa,dokumenti i pare qe te kerkojne ne administraten shteterore eshte kontrata e dritave per banesen,nqs ke kontrate banesa eshte e ligjshme dhe nqs ke ndenjur per 20 vjet duke paguar te gjitha detirimet qe ju kerkon automatikisht eshte pronar i ligjshem i truallit dhe i baneses njekohesisht.

Edi Rama :Andrea Niko hahaha jo mor mik, kontrata e dritave s’eshte prove ligjshmerie e baneses dhe mesoje qe pagesa e dritave s’eshte takse, po pagese e nje malli si e çdo malli tjeter!

Albano Muçoj: Edi Rama po tek fatura e ujit edhe dritave jane ca taksa brenda po he, edhe sa do shtohen akoma.

Luise Schmidt: Edi Rama ke vendime gjyqsore ne Strasburg per kete temë dhe ti e di shume mire që ata do dëmshpërblehen, por s’të bëhet vonë se çbëhet nesër me lekët e popullit. Pastaj, Zoti i Gjithanshëm, na thuaj pak se si qenka e mundur qe disa e kane marre legalizimin e disa jo, panvaresisht se te gjithe pa leje kane ndertuar.

Albert Nikolli: Une kam qenë gjithmonë kundër ndërtimeve pa leje. Jane bëre qendrat e banuara si ne Favelas – Rio de Janeiro. fajin e kanë ata qe kane lejuar te keto ndërtesa te ngrihen. Pra qeveria e dikurshme. Por qeveria aktuale duhet tju japë nje zgjidhje dhe nuk mund te hedhe ne rruge gjithë ato familje. Pastaj Nuk mund te krahasohet nje kasolle me shtëpitë e banuara. (Duket fallcitet ne maximum)

Edi Rama: Albert Nikolli qeveria zgjidhjet i jep me taksat e popullit dhe ato taksa nuk mblidhen per t’u ndertuar shtepi atyre qe kane ndertuar pa leje e para! E dyta ne Unazen e Re shumica jane biznese dhe pjesa e derrmuese e familjeve kane biznese, njesoj si dhjetra mijera te tjere te cileve u jane prishur godinat ne vite e s’kane marre asgje qe s’u ka takuar. Dhe e treta, fallcitet eshte te besh sikur s’kupton, jo te tregosh ate qe po ben!

Albert Nikolli: Edi Rama Fallcitet e kisha per këtë zotërinë qe me krahason ate kasolle me banesat ndoshta edhe 3 kateshe te ngritura me djerse dhe sakrificë ku jetojnë me dhjetra familjare dhe qe ndoshta nuk kane minimumin e mundësive per te rindërtuar jetën diku tjetër. Fjala “Demokraci” ne vitet 90 është është keqpërdorur nga shumë veta qe e perkthenin “bej ç’të duash”. Une merakosem per ata njerez qe nuk dine ku te mbyten po u hoqe shtëpinë. Per sa i përket bizneseve me vjen keq për ta po nuk jane asnjë te drejte te kundërshtojnë. Ndërsa familjet kane nevoje për nje ndihmë nga ana e qeverisë sado modeste te jete.

Blendi Nova: Fiks propagande SIGURIMSASH. Nje kasolle bagtish per nje shtepi

Edi Rama: Blendi Nova per cilen shtepi o profesor i shkolles Lulit 7×7=42 apo per shtepine e Skenderbeut ne Vlore ne 1944-en?

Blendi Nova: Edi Rama e rekomandoj te lexosh tregimin Rrobat e Mbretit te autorit Andersen.Ndoshta reflektoni dhe ju. Dhe ne shkolle dhe jete kam lexuar e mesuar mjaftushem per nxjerrjen dhe konfiskimin e pronave qe partia MËMË e jotja e krijuar nga Enveri dhe 2 Serbe praktikuan mbi popullin Shqiptar. Edo historikisht dhe me letra 2/3 e partise tende i perkasin Serbeve.

/Opinion.al

Share: