Home KRYESORE Reagon Basha: Me a pa Llesh, Ministria e Brendshme ka shkuar për...

Reagon Basha: Me a pa Llesh, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të premten, reagoi në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta për ministër të Brendshëm.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha theksoi se me a pa Llesh, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët.

Basha: Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!

Share: