Home I pakategorizuar Stefanos Papaioannou, docenti i Menaxhim Hotelerisë që e sheh të ardhmen profesionale...

Stefanos Papaioannou, docenti i Menaxhim Hotelerisë që e sheh të ardhmen profesionale në Shqipëri

Stafi i mësimdhënies në Institutin Kulinar Neranxi, apo siç e quajnë docentet, ne Shkollën e Shijes Sqimatare, përbehet nga docente shqiptare, Italiane, Greke, Belg dhe aziatike.

Ne këtë shkolle profesionale u mësohet studenteve kuzhina e te gjitha vendeve me te njohura dhe me emër për Kuzhine cilësore dhe te gjitha shërbimet profesionale te kulturës se Hotelerisë dhe Turizmit.

Stefanos Papaioannou është vetëm njeri prej docenteve te huaj te Institutit Kulinar Neranxi dhe ai duket ka zgjedhur te krijoje një te ardhme profesionale afat gjate me Kompaninë Neranxi dhe te ndihet i motivuar për këtë motiv.

1) Nje prezantim te shkurtër ju lutem?

Emri im është Stefanos Papaioannou, jam 43 vjeç dhe jam Menaxher Restorantesh dhe Hotelerie.

2) Cila është karriera juaj profesionale?

Stefanos Papaioannou: Karriera ka nisur si menaxher dhe ka patur zhvillim te drejte ne vazhdimësi. Ne këto vitet e fundit për zgjedhje te miat racionale kam menaxhuar restorante dhe hotele te ndryshme dhe i kam pare gjithmonë, dmth punën e shoh si një eksperience qe rritet.

Eksperiencat mund ti përmbledh ne menaxhime Baresh, restorantesh dhe hotele me 5 yje ne Athine, Mykonos dhe Santorini.

3) Partneriteti juaj me shefat e Kuzhinës? Keni punuar me shefa te famshëm kuzhine?

Stefanos Papaioannou: Une kam punuar me emrat me te mëdhenj te Kuzhinës greke dhe me disa te njohur ndërkombëtarisht…

Njeri prej tyre është Vissarion Panthenis, shef kuzhine dhe pronar V. Cook GR. Ne fund te këtij sezoni vere, ai personalisht me telefonoi dhe me foli për z. Nikollaq Neranxi dhe shkollën e tij te Kuzhinës si me cilësoren ne rajon.

Unë, e pranova menjëherë ofertën e tij për te ardhur këtu e te shoh te ardhmen time profesionale ne Kompaninë Neranxi dhe vendin tuaj te mrekullueshëm që duket se ka te ardhme te sigurte ne Turizëm dhe ekonomi.

4) Si e shikoni tanimë këtë eksperience me Institutin Kulinar Neranxi?

Stefanos Papaioannou:  Une jam shume i impresionuar nga mundesite qe ofron kjo shkolle kuzhine dhe vecanerisht nga idetë dhe prakticiteti i z. Neranxi.

Ai është një xhentëlmen me vizion dhe sjellje te tille qe te bën te bashkëpunosh me te me dëshire për shume pune. Une nuk kam shume kohe këtu, por për aq sa jam këtu mund te them se z. Neranxi është një njeri novator dhe plote me ide te reja e largpamëse.

5) Po bashkëpunimi me docentet shqiptare dhe jo shqiptare te institutit si po shkon?

Stefanos Papaioannou: Ata janë profesional dhe serioz dhe e duan mësimdhënien e profesionin e tyre dhe demonstrojnë gjithmonë respekt për studentet. Duket se z. Neranxi ka kriteret e duhura ne përzgjedhjen e stafit mësimor dhe administrativ.

6) Projekte, ide te mëtejshme bashkëpunimi me Kompaninë Neranxi?

Stefanos Papaioannou: Qëllimi im është te krijoj një bashkëpunim afat gjate me z. Neranxi. Te krijoj ne shkollën Neranxi segmente te mundura profesionale te artit te servirjes profesionale te Barman, ose Barwomen dhe specialiste te Enologji-se.

Ti japim atyre bazat dhe aftesite për te realizuar një karriere profesionale te suksesshme dhe ne Institutin Kulinar Neranxi kjo është vërtete e mundur sepse pas diplomimit nëse je i afte te ofrojnë pune këtu ne Kompaninë Neranxi, apo te sugjerojnë tek partneret e shumte shqiptare dhe jo shqiptare.

Share: