Home KRYESORE Xhafaj në ditën e fundit si ministër: S’kam bërë show, përballje me...

Xhafaj në ditën e fundit si ministër: S’kam bërë show, përballje me krimin

Fatmir Xhafaj është duke konsumuar ditën e fundit të punës si Ministër i Brendshëm. Nesër parlamenti mblidhet në seancë të posaçme për shkarkimin e tij. “Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq”, paralajmëroi Kryeministri Rama në Twitter.

Sakaq, po në Twitter, Fatmir Xhafaj shkruan se nuk ka bërë shfaqje, por është përballur me krimin, sidomos gjatë dy muajve të fundit. Dhe kujtojmë se operacioni më i rëndësishëm policor ishte ai për kapjen e bandës së Avdylajve, ku në përgjime doli emri i Vangjush Dakos. Në rrjeten e përgjimeve ranë dhe dy ish-deputetë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko që sot janë në burg.

”Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s’është show apo ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë.
Deklarata e Xhafajt pason një komunikim rutinë të Policisë së Shtetit për operacionet e zhvilluara së fundmi, ku në qendër kanë qenë ata që etiketohen si “të fortët”.

Fatmir Xhafaj@FatmirXhafaj

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë🤫 Daullexhinjtë avazin😎🤥

Fatmir Xhafaj@FatmirXhafaj
Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s’është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë 💪

See Fatmir Xhafaj’s other Tweets

Njoftimi i policisë

Deklarata për shtyp e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka:

Siç është bërë me dije, që nga mesi i muajit shtator e në vazhdim, Policia e Shtetit ka nisur një Operacion të gjerë policor për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndëshkimin e autorëve të veprave penale, dhe kontrollin e plotë të territorit, përmes operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”.

Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operacionale në DPPSH, FNSH, e posaçërisht forcat “RENEA” janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e detyrave të përcaktuara në këtë Plan operacion policor.

Sot jam këtu për të prezantuar rezultatet më të rëndësishme konkrete të javës që lamë pas. Brenda kësaj jave janë arrestuar 54 persona, të identifikuar me precedentë kriminalë apo si prishës të rendit, të konsideruar si “Të fortë’, arrestimi i tyre është bërë për armëmbajtje pa leje apo se janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Konkretisht:


– 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;
– 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;
– 18 të arrestuar, si prishës të rendit.
– 5 të arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:

– 8 armë zjarri;
– rreth 3.6 kg Kokainë e Heroinë;
– rreth 110 kg Cannabis.

Share: