Hetimet për vrasjen e ish-policit dhe bashkëjetueses së tij në Shkodër kanë zbuluar fakte tronditëse. Dyshohet se një intrigë çoi në ekzekutimin e Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Bëhet fjalë për përhapjen e një thashethemi që ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.
Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, “unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës”.
Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.
Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC News, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarjen. Pas verifkimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.
Por vendimi i ekzekutimit ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogel i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.
Ngjarja ka ndodhur në korrik dhe asnjë i dyshuar nuk është në pranga. Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By Pass e Shkodrës.Opinion.al