Home KRYESORE Turqia akuzon Greqinë: Po grabit detin

Turqia akuzon Greqinë: Po grabit detin

Turqia akuzon Greqinë se po dhunon të drejtën e Libisë për të shfrytëzuar hapësirën e saj detare mbi bazën e ndarjes sipas shelfit kontinental. Ndërkohë sipas raportimeve të mediave turke thuhet se ministri i mbrojtjes Hulusi Akar i ka paraqitur palës libiane disa harta të ujërave të Mesdheut. Në njërën prej tyre, pala turke pretendon se Greqia shfrytëzon padrejtësisht mbi 39 mijë kilometra katrorë nga zona ekskluzive ekonomike e Libisë. Ministri turk citohet t’i jetë shprehur homologut libian në vizitën e javës së kaluar se Greqia po shfrytëzon destabilitetin politik pas rënies së regjimit të Muamar Gedafit për të zgjeruar hapësirën detare në kurriz të Libisë.


360grade.al

Share: