Nga Ylli Pango
Po thuhet nga zedhenesja e PD se pedonalen e ka bere Lulzim Basha. Jam i sigurt qe zoti Basha as qe pretendon se e ka bere kete pune se nuk ishte kryetar bashkie kur u be projekti dhe na u dha fondi nga BE. Ja e verteta:
“Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kultures e cila beri dhe projektin e pedonales. Kur u be projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.
Une isha minister i Kultures. Pedonalen e Tiranes, nuk e bera une, por stafi im i Ministriss ku beja pjese dhe une si Minister. Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonje levdate as sbperblim por te respektojme te verteten. Keshtu u genjye dhe per pedonalen e Shkodres qw thane e beri Jozefina. Jo!
E beri stafi i Ministrise se Kultures ku beja pjese dhe une si Minister. Edhe godinen e Ministrise se Kultures qe po shembej e riberi stafi yne dhe sot prape mediat thone: ish Lidhja e Shkrimtareve. Jo! Eshte ish Ministria e Kultures qe sot eshte bere godina e Vetingut pa ndonje ndryshim fasade.
Edhe Beratin po ai staf luftoi dhe e beri pjese te Trashegimise Kulturore Boterore, edhe turizmin malor te 40 haneve ai e filloi, edhe reklamat e vetme me çmime minimale ne CNN e ne Euronews qe nuk u perseriten me kurre, edhe biblioteken e re te librit te huaj te Rr e Elbasanit, edhe godinen e re te Institutit te Monumenteve te Kultures qe e beme me italianet,…edhe… edhe. ..u lodha..,duke shkruar.,.aso kohe nuk lodheshim se punuari nga mengjesi ne darke:) Kishim staf fantastik
Ju lutem mos pervehtesoni punen e nje stafi te tere. I KA KRYER MINISTRIA e KULTURES te gjitha keto pune te mira e te tjera nga 2007-2009. Ju lutem na shani, na dêrrmoni, na injoroni. PUNEN mos e pervehtesoni!