Home KRYESORE A jemi dhe sa jemi të (a)politizuar /(a)politism/, si shoqëri ?

A jemi dhe sa jemi të (a)politizuar /(a)politism/, si shoqëri ?

Nga Fadil Maloku

1. Fenomeni që është duke e përcjell këmba këmbës procesin e shtendërtimit të Kosovës është edhe ai i politizmit apo si mund të shquhet ndryshe edhe si tendencë e “ngjyrimit” apo edhe identifikimit të çdo gjëje që e prodhon në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike e shoqërisë. Shoqërisë, e cila si kjo e jona ka probleme evidente me konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe ambientimin e vlerave të reja demokratike në trurin e qytetarisë. Kur flasim për këtë dukuri, zakonisht na shkon mendja te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit shoqëror që dosido prodhon sjellje devijante, siç janë: shfaqja e krimit, anomisë, konflikteve ndërgrupore, brendainstitucionale, shtimi i interesave klanore dhe zbehja e atyre publike, pastaj fatëpajtimin e çuditshëm dhe të fjetur të publikut, sidomos për ato çështje dhe probleme që i përkasin sferës së interesave të përgjithshme të qytetarisë.

2. Thënë më ndryshe, i gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimi të shkaqeve për ngarrisje e këtij fenomeni në jetën tonë, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh.: psh. shpërnguljes së pakontrolluar të njerëzve nga viset rurale në ato urbane që ndodhi menjëherë me një histeri të pa parë pas luftës së ndodhur, pastaj procesit të margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit evident social, krizës morale, anonimitetit apo ndërrimit të ambientit që ishte evident pas luftës së ndodhur në vitin 1999 e këndej..etj. Pra një game faktorësh te tere…

3. Duke gjurmuar natyrën e këtij fenomeni në shoqërinë kosovare, në këtë periudhë të tranzicionit hetojmë që ky proces i politizimit apo i shmangies evidente nga respektimi i normave institucionale është duke prodhuar antipodin e vetë të shquar si apolitizim (apolitism). Apolitizmi, duket sipas shumicës se ekspertëve (analistëve, por jo akoma edhe sociologëve) që merren kryesisht me studimin e sjelljeve politike është duke ndodhur më shumë për shkak të identifikimit të tepruar të politikës me origjinën ideologjike të politikës së partive tona politike, se sa pretendimit për të instaluar mekanizmin e sundimit të ligjit dhe vlerave tjera demokratike….

Share: