Opozita kthehet sot në Parlament pas afro 4 muajsh bojkot. Siç është deklaruar, deputetët e PD dhe LSI do të jenë në sallën e parlamentit për të folur për kërkesat e studentëve. Burime nga PD thanë se do të flasin në foltoren e Parlamentit, Basha, Berisha dhe deputetë nga komisioni i Ekonomisë dhe nga Komisioni për Arsimin. Debatet mes opozites e mazhorances pritet të jenë të ashpra.
Sakaq, jashtë dyerve të parlamentit pritet të ketë protestues. Janë studentët ata që protestojnë për 16 ditë me radhë dhe këtë të enjte nga kryeministria do zhvendosen tek parlamenti. Po kështu pritet që në protestë të bashkohen edhe qytetarë nga Tirana dhe rrethet./Opinion.al