Home KRYESORE Debati/ Lorenc Vangjeli përplaset keqas me pedagogen

Debati/ Lorenc Vangjeli përplaset keqas me pedagogen

Ftesa për dialog nga kryeministri Edi Rama për studentët, të cilët prej 14 ditësh, janë ngritur në protestë ka përplasur në studion e emisionit “Opinion” analistin Lorenc Vangjeli me një grup studentësh si dhe me një pedagoge të pranishme në panel.

Një student duke kërkuar fjalën iu drejtua Vangjelit, duke i thënë: se harrojeni se do të krijoni influencë tek studentët pasi protesta studentore nuk është kauza juaj.

Nga ana tjetër, analisti u shpreh se jeni në kurth, por ju duhet të futeni në dialog me kryeministrin si e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një rishikim të politikave të arsimit në vend, pasi ka një numër të lartë studentësh në universitete dhe një numër shumë të pakët të studentëve në shkollat profesionale.

Ndërsa një student tjetër tha se nëse studentët e ’90-tës gabuan duke u takuar me Ramiz Alinë, kjo nuk do të thotë se duhet të gabojmë edhe ne.

Në debat është futur edhe një pedagoge e pranishme në panel, e cila iu drejtua analistit, duket i thënë: Lorenc të lutëm bëhu me studentët dhe lëri lajkat.

Fillimisht analisti pranoi një lloj faji publik për veten dhe kolegët që kanë patur mundësinë për të folur dhe nuk e kanë ditur realitetin shqiptar, por ai tha më pas se numri i studentëve në Shqipëri duhet të vijë duke u ulur.

“Kemi krijuar një distancë të jashtëzakonshme nga brezi në brez. Ne në diferencë me ta kemi një humnerë të madhe moskuptimi dhe jokuptimi. Portesta ëhstë refleks i frustrimit të prindërve të tyre. Është refles i frustrimit për pabarazinë sociale, arrogancën, hipokrizinë, për atë që nuk shkon si duhet. Për ata që u shpresua, por nuk u bë.

Dhjetorin e 90 na e vodhën komunistët. Kjo protestë të mos mbahet peng i mendësisë komuniste. Komunistët vendosin ultimatume. Të kuptojmë që gjithë gjithë shoqëria shqiptare është në krizë, por nuk ndreqet duke i rregulluar çatinë. Universiteti është çatia. Secili nga ne ka nga pak hipokrizi.

E kam shkruar më parë, fjalët janë si kurvat. Kurrë nuk thonë atë që mendojnë. Reforma fillon nga arsimi fillor, nga arsimi i mesëm dhe pastaj nga krijimi i filtrave për të vajtur në shkollë të lartë. Nuk ka vend Shqipëria për 140 mijë studentë.  Për fatin e keq të tyre dhe tonin, ulja graduale e numrit të studentëve. E vetmja zgjidhje është dialogu. Ne preferojmë gënjeshtra të sheqerosura se të vërtetën e hidhur. Nuk do harrojmë borxhin ndaj jush për këto 28 vjet vanitet”, tha Vangjeli.

Share: